Para 24 viteve (09/05/1999), te vendi quajtur “Zalli i Verdhë”- Grejqevc/Papaz/Llanishtë, kam marrë plagët e lirisë, duke mbrojtur vendin tonë të dashur nga egërsirat serbe të cilat na sulmonin me makineri të shumta nga të gjitha anët dhe ne me shokë ndalonim të mos avansonin tanket serbe me mortaja 500 dhe me armë tjera më të lehta.
Në këtë datë vend u plagosën edhe bashkluftarët: Naser Guniqi, Azem Kolgeci dhe Enver Basha.
Dua ta falënderoj përzemërsisht Xhevdet Kolgecin, i cili më ndihmoi dhe më tërhoqi nga vija e zjarrit dhe falë ndihmës së tij, sot shijoj lirinë. Respekte!
Në ketë kohë të luftimeve u plagosën edhe shumë luftëtarë të tjerë, dhe ranë dëshmorë per të mos vdekur kurrë Esat Qarri, Safet Elshani, Shaqir Tershana dhe Naim Lubovci.
Lavdi e përjetshme për heronjt tanë.
Shkruan: Shyqeri HAJDARI – Ish ushtar i UÇK-së
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online