“Ditë historike Kosovë-NATO”, ambasadori Zemaj publikon fotografi nga nisja e sekretarit Rutte për vizitë në Prishtinë

0
179

Ambasadori Astrit Zemaj, Përfaqësues i Republikës se Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n sot në orët e hershme të mëngjesit ka publikuar fotografi nga nisja e shefit të NATO-s, Mark Rutte në Kosovë.

Ai vizitën e Rutte në Prishtinë e ka quajtur ditë historike.

“Ditë historike KOSOVË – NATO

Drejt Kosovës nën përkujdesjen e forcave ajrore të Italisë, Këshilli i Atlantikut të Veriut të NATO-s (NAC 32 Aleatët) dhe Partnerët,  së bashku me strukturat më të larta drejtuese civile dhe ushtarake.

Vizita më e madhe dhe më e rëndësishme e NATO-s në vendin tonë në vitet e fundit”, shkruan Zemaj.

Ai tutje thekson se Republika e Kosovës të gjithë aleatëve dhe partnerëve u është mirënjohëse për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm për vendin tonë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, si dhe për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2151656371918407&id=100012221946164&ref=embed_post

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here