Ditën e martë mot kryesisht i vranët parashihet në vend, me të reshura shiu kohëpaskohe.
Reshjet mund të jenë më të theksuara nga pjesë jugore, derisa më në veri të jenë më të pakta. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë. Temperaturat minimale zbresin deri në 4C e 7C, ndërsa ato maksimale gjatë ditës shkojnë vetëm deri në 11C e 12C, njofton Prishtina Weather.
Vranësira dhe të reshura shiu parashihet të përfshinë edhe pjesën më të madhe të rajonit, me mundësi që këto reshje të shoqërohen edhe me bubullima nga jugu i Shqipërisë. Temperaturat në rënie edhe në rajon deri në 18C e 22C.
Intervale më të gjata me diell priten ditën e mërkurë, e sidomos ditën e enjtë dhe të premtë.
Temperaturat shënojnë rritje deri në 24C e 25C ditën e premtë dhe të shtunë.