Dita Makasqi aderon në LDK, Selmanaj paralajmëron aderime të reja

0
207

Dega e LDK-së në Prizren i është rikthyer aderimeve të reja.

Kryetari i kësaj dege, Driton Selmanaj sot ka prezantuar Dita Makasqin, e cila është duke doktoruar në Universitetin e Sarajevës.

“Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, nga sot iu bashkua znj. Dita Makasqi, një personalitete shumë e nderuar e qytetit të Prizrenit.
Znj. Dita ka diplomuar në Fakultetin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës. Pas mbarimit të fakultetit ka vazhduar studimet Master për Kriminalistikë dhe Mjekësi Ligjore në Universitetin “Cerrahpaşa” në Stamboll dhe Master në Kriminalistikë në Akademinë e Policisë Turke në Ankara.
Krahas studimeve master, në vitin 2019 në Universitetin e Mariborit në Ljubljane Slloveni, ka kryer një semestër për Kriminalistike dhe Juridik.
Aktualisht është duke vazhduar studimet e doktoratës në Universitetin e Sarajevës, Fakulteti i Kriminalistikës, Kriminologjisë dhe Shkencave të Sigurisë, Departamenti i Kriminologjise.
Është e certifikuar si ekspert i psikologjisë kriminale dhe ligjore në Ankara, Stamboll, Turqi dhe Nju Delhi, Indi.
Bashkë me znj.Dita, do të punojmë për të mirën e qytetarëve të Prizrenit dhe gjithë Kosovës.”, ka shkruar Selmanaj në profilin e tij në ‘Facebook’./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here