Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën e Falënderimeve, duke shprehur mirënjohje të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka theksuar se ShBA-ja vazhdon të qëndrojë pranë Kosovës.
“Urime Dita e Falënderimeve! Në këtë ditë, që është simboli i shprehjes së mirënjohjes për gjithçka që viti i kaluar na ka ofruar, veçanërisht i shpreh mirënjohje miqve tanë Amerikanë, që qëndrojnë pranë nesh duke thelluar vazhdimisht miqësinë tonë historike”, ka shkruar ai.














































