Dita e Evropës festohet në Kosovë dhe vetëm në një vend tjetër

0
332

E marta është ditë festë në Kosovë. Më 9 maj shënohet Dita e Evropës dhe kjo ka vite që është futur në kalendarin zyrtar të festave.

Në të vërtetë, në 26 prej 27 vendeve të BE-së, e shënojnë këtë ditë me aktivitete të ndryshme, por e kanë ditë pune.

Nga vendet e BE-së, i vetmi që këtë ditë e ka festë kombëtare është Luksemburgu, GDP-ja e së cilit është 85.51 miliardë . Prej tri vitesh, ky vend e ka futur në kalendarin e festave 9 Majin.

Ndryshe, Kosova është vendi i vetëm në rajon që deri në vitin 2024 nuk mund të lëvizë lirshëm pasi iberalizimi i vizave për Kosovën është miratuar këtë vit dhe mund të realizohet nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Kosova gjithashtu këtë vit ka aplikuar për anëtarësim në BE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here