Kampionia olimpike nga Kosova, Distria Krasniqi, e ka nisur me stil Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Në meçin e raundit të 1/16-ës, ajo e mposhti pa shumë vështirësi rivalen serbe, Milica Nikolic, e cila u penalizua tri herë gjatë luftës, duke i dhënë fitoren Distries me plot meritë, shkruan 04 Online.
Krasniqi dominoi meçin nga fillimi deri në fund, duke treguar formën e saj të jashtëzakonshme dhe duke siguruar kalimin në çerekfinale, ku synon ta vazhdojë rrugën drejt titullit kampione evropiane.
Ndërkohë, fat më ndryshe pati Laurine Gashi, e cila po ashtu garoi në kategorinë deri në 52 kilogramë. Ajo u ndal që në meçin e parë, pasi u mposht nga portugezja Raquel Brito.
Sytë tani janë tek Distria, që vazhdon të jetë një nga shpresat më të mëdha të Kosovës për medalje në këtë kampionat./04 Online