Në shtëpinë e spektaklit Big Brother VIP Kosova, debatet dhe bisedat mes konkurrentëve vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e publikut.
Së fundmi, konkurrentet Elijona dhe Aurora kanë diskutuar rreth Klodit, duke ndarë mendimet e tyre mbi jetën e tij sentimentale. Gjatë bisedës, të dyja janë pajtuar se Klodi duket se ka dëshirë të martohet me një vajzë shqiptare, edhe pse më parë ka deklaruar se aktualisht është në një lidhje me një italiane.
Ky diskutim vjen pas një momenti që ka zgjuar interes të madh te publiku, kur Elijona pranoi hapur se ka një pëlqim për Klodin, duke shtuar edhe më shumë kuriozitet rreth marrëdhënieve dhe dinamikave brenda shtëpisë.
Mbetet për t’u parë nëse këto deklarata do të ndikojnë në raportet mes banorëve dhe si do të zhvillohet historia mes tyre në ditët në vijim./04 Online














































