Disa metoda natyrale që ndihmojnë për të hequr rrathët e zinj poshtë syve

0
602

A janë rrathët e zinj një problem serioz shëndetësor? Jo në të vërtetë, por shumë njerëz mendojnë se rrathët e zinj poshtë syve i bëjnë ata të duken të lodhur, më të vjetër ose të pashëndetshëm.

Ka një sërë metodash natyrale dhe të përshkruara nga mjekësia që njerëzit i përdorin për të pakësuar pamjen e rrathëve të errët poshtë syve. Edhe pse jo të gjitha këto trajtime janë të përhershme, me mirëmbajtje dhe një kujdes të vazhdueshëm ato do të ndihmojnë në mënjanimin e shfaqjes së rrathëve të errët.

Si të hiqni qafe rrathët e zinj?

Ka një sërë mënyrash natyrale që njerëzit tregojnë se kanë eliminuar ose zvogëluar shfaqjen e rrathëve të errët nën sy. Të gjithë janë të ndryshëm, kështu që disa nga këto mjete mund të mos funksionojnë për ju. Mbani parasysh se metodat natyrale janë mënyra opsionale dhe se gjithashtu duhet të shtoni në rutinën tuaj ndaj kujdesit për lëkurën dhe kremra nga vizita me mjekun tuaj.

Përdorni një kastravec: Përkrahësit e metodave natyrale sugjerojnë të ftohni feta të trasha të kastravecit dhe më pas t’i vendosni fetat e ftohta në rrathët e errët për rreth 10 minuta. Më pas shpëlajeni zonën me ujë. Përsëriteni këtë trajtim dy herë në ditë.

Përdorni një patate: Grini një patate dhe vendosni copat e patates në sytë tuaj të mbyllur, mbajini për 30 minuta dhe më pas shpëlajini me ujë të ngrohtë. Kjo metodë është mjaft funksionale për disa njerëz.

Vaji i bajames dhe vitamina E: Mbrojtësit e shërimit natyror sugjerojnë përzierjen e sasive të barabarta të vajit të bajames dhe vitaminës E dhe më pas, pak para gjumit, masazhoni butësisht përzierjen në rrathët e errët. Në mëngjes, lani zonën me ujë të ftohtë. Përsëriteni procesin çdo natë derisa rrathët e errët të zhduken.

Vitamina K: Një studim i vitit 2019 tregoi se vendosja e një blloku (që përmbante një përzierje që përfshinte kafeinë dhe vitaminë K) poshtë syve rezultoi në një reduktim të thellësisë së rrudhave dhe rrathëve të errët.

Qeset e çajit: Shëruesit natyralë sugjerojnë të njomni dy qese çaji, përdorni çaj me kafeinë në ujë të ngrohtë dhe më pas t’i ftohni qeset në frigorifer për disa minuta. Vendosni një qese në secilin sy. Pas pesë minutash, hiqni qeset e çajit dhe shpëlajeni zonën me ujë të ftohtë.

Copat e akullit: Ndonjëherë enët e gjakut të zgjeruara mund të errësojnë zonën poshtë syve. Një kompresë e ftohtë apo copat e akullit mund të shkaktojë ngushtimin e enëve të gjakut, gjë që mund të rezultojë në pakësimin e rrathëve të errët.

Mbani parasysh gjithashtu:

Flini mjaftueshëm:

Lodhja dhe mungesa e gjumit mund të shkaktojnë rrathë të zinj poshtë syve. Gjithashtu mund t’ju bëjë të dukeni më të zbehtë, gjë që mund t’i bëjë rrathët tuaj të syve të duken më të errët. Sigurohuni që të flini shtatë deri në tetë orë çdo natë dhe të praktikoni një higjienë të mirë të gjumit.

Ekspozimi ndaj diellit:

Zvogëloni ose eliminoni ekspozimin ndaj diellit në fytyrën tuaj.

Përdorni hidratues:

Ka një sërë hidratues pa recetë që mund t’ju ndihmojnë me rrathët e errët poshtë syve. Shumë prej tyre përmbajnë kafeinë, vitaminë E, aloe, acid hialuronik dhe/ose retinol.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here