Disa ilaçe për diabetin reduktojnë rrezikun e demencës

0
125

Disa ilaçe kundër diabetit mund të zvogëlojnë rrezikun e demencës, sipas një studimi të publikuar nga ”British Medical Journal”.

Studimi tregon se frenuesit bashkëtransportues natriumi-glukozë të tipit 2 (SGLT-2), të përdorur për trajtimin e diabetit të tipit 2, mund të parandalojnë demencën, veçanërisht nëse trajtimi zgjatet në kohë rreziku pothuajse përgjysmohet: (-48%) për përdorime më të gjata se 2 vjet.

Studimi u koordinua nga Eun Ha Kang i Kolegjit Kombëtar të Mjekësisë Universitare të Seulit, dhe Spitali Bundang i Universitetit Kombëtar të Seulit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, demenca do të prekë 78 milionë në mbarë botën deri në vitin 2030 dhe diabeti i tipit 2 mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjes.

Musk lirohet nga padia 258 miliardë dollarëshe për monedhën digjitale Dogecoin

Studiuesit përdorën bazën e të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore të Koresë për të identifikuar 110,885 çifte të rriturish me diabet të tipit 2 të moshës 40-69 vjeç, pa demencë, të cilët filluan të merrnin një frenues SGLT-2 ose një ilaç tjetër midis 2013 dhe 2021.

Të gjithë pjesëmarrësit u krahasuan për moshën, gjininë, përdorimin e ilaçeve për diabetin dhe rrezikun bazë kardiovaskular dhe u ndoqën për një mesatare prej 670 ditësh për të parë se kush zhvilloi demencë.

Gjatë studimit, 1 172 pjesëmarrës u diagnostikuan me demencë.

Nga studimi doli se rreziku i demencës ulet me 35% tek ata që përdorin frenuesit SGLT-2 në krahasim me ilaçin tjetër kundër diabetit me të cilin u bë krahasimi.

Studiuesit gjetën gjithashtu një reduktim 39% në rrezikun e Alzheimerit dhe një reduktim 52% të rrezikut të demencës vaskulare për ata që marrin frenues SGLT-2 në krahasim me të tjerët. Një ulje prej 48% në rrezikun e demencës u vu re për trajtimet me frenues SGLT-2 që zgjasin më shumë se dy vjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here