Ditëlindja e fëmijës është nje eveniment shumë i rëndësishëm për familjen, sidomos e para. Bebushi ka fituar aftësi të ndryshme, tashmë është më i rritur dhe është në gjendje të shijojë muzikën, lojërat apo të zbavitet nën praninë e fëmijëve të tjerë.
Idealja do të ishte organizmi i festës me anën e një agjensie, megjithatë nëse nuk keni mundësi ta bëni këtë mund t’ja dilni fare mirë edhe vetë.
Gjithcka që ju duhet të organizoni në lidhje me ditëlindjen e fëmijës tuaj
- Zgjidhni temën, pra nëse do të përdorni një personazh që fëmija pëlqen, një lodër etj (spiderman, frozen, treni Bob, mickey & mouse). Më pas përpiquni t’i përmbaheni temës në çdo detaj.
- Përgatisni ftesat. Gjtihmonë duke ju bazuar temës. Nëse do të caktoni një kod veshje duhet ta specifikoni.
- Veshja e fëmijës. Sigurisht që nuk mund të lihet për në momentin e fundit. Do të ishte mirë që edhe kostumi apo fustani të ishin t’i përshtateshin temës.
- Aksesorët e ditëlindjes. Ato do ta bëjnë edhe më të bukur festën, edhe pse do të jenë tepër të vogla. Për shembull nëse tema do të ishte “Spiderman” një detaj i bukur do të ishin maskat, rrjetat e merimangave etj.
- Dekori, i cili është gjithashtu tepër individual në zgjedhje. Pra mund të zgjidhni një të thjeshtë apo me shumë detale, në varësi të preferencave tuaja. Mund të përgatisni dekorin edhe duke përdorur shumë tullumbace, ndër të cilat edhe ato me helium.
- Kjo është një nga pjesët më kryesore të ditëlindjes, pasi të gjithë i duan tortat. Nëse do të keni shumë persona të ftuara në festë do të ishte më praktike të përdornit cupcakes, macaroons, kek në formë biskotash etj.
- Përpiquni të përgatisni gjëra të vogla: copa djathi në shkpinj, byrekë të vegjël, fruta në copa, mini pica, qofte të vogla, copa të pjekura pule etj.
- Lojërat. Nëse nuk keni mundësi të paguani animatorët mund t’i kërkoni një prej miqve tuaj të veshë një kostum specifik dhe më pas të organizoni lojëra bashkarisht.
- Edhe pse fëmija do ta shijojë, me siguri nuk do ta mbajë mend, sidomos nëse është ditëlindja e parë. Prandaj kamera dhe aparati fotografik do të sjellin për të kujtime të bukura nga festa.