Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka folur për situatën e tensionuar në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Kim i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të dëgjojë miqtë në raport me situatën e tensionuar.
Diplomatja u shpreh se rruga e nisur me Asociacionin sipas saj do të përfundonte me njohjen e Kosovës.
“Përsa i përket Asociacionit, liderët e Kosovës dhe Serbisë kanë rënë dakord, pasi kanë rënë dakord për rrugën përpara që do të përfundonte me njohjen e Kosovës. Nuk besoj që njerëzit kanë nevojë që t’ju rikujtohet sa shumë beson SHBA te Kosova. Dashuria që ne kemi, angazhimi për një Kosovë të pavarur dhe sovrane. Edhe në fakt, nëse keni nevojë për prova, hidhni sytë prapa, disa vite më parë. Cilat janë hapat që duhen ndjekur, që dy palët të lëvizin përpara? Në fakt kjo është koha që udhëheqësit të lënë pas egon e tyre dhe të mendojnë për krenarinë kombëtare, dhe të marrin në konsideratë atë që u thonë miqtë e tyre”, tha ajo.
Kim tha se pozicioni i SHBA-së është i qartë në rrugën për njohjen e Kosovës nga Serbia.
“Pozicioni i SHBA-së është i qartë. Liderët e Kosovës dhe Serbisë pranuan për draftin e asociacionit, por jo vetëm në këtë po për rrugën përpara qe do të përfundojë me njohjen e Kosovës. Nuk besoj se do duhet të rikujtohet sesa shumë besojnë SHBA në Kosovë”, ka thënë ajo.
Ndryshe, Yuri Kim nga 10 korriku do të marrë pozitën e zëvendës ndihmës sekretares për Çështje Evropiane në Departamentin e Shtetit