Diplomati gjerman: Shanset janë 50/50 për anëtarësimin e Kosovës në KiE

0
171

Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, ka folur për gjasat e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë të njohur evropiane.

Në një deklaratë për DW, Schwabe është dukur më i rezervuar në parashikime. Sipas tij, shanset për këtë anëtarësim janë 50/50.

“Nga këndvështrimi i sotëm, shanset janë 50/50 për qind. Hapi domethënës që arritëm me shumicën në Asamblenë Parlamentare sigurisht që ka lënë përshtypje tek qeveritë, ministrat dhe komisionet. Por ka ende shumë për të bërë”, tha politikani socialdemokrat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here