Diplomati gjerman, Joachim Ruecker ka thënë se në momentin që marrëdhëniet Kosovë-Serbi do të normalizohen, atëherë do të bëhet dhe njohja e plotë e Kosovës nga të gjitha vendet e Bashkimit Europian.
“Unë personalisht mendoj se sapo arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse e normalizimit, në rrugën ku Brukseli dhe Ohri hodhën hapa të rëndësishëm, sapo arrihet marrëveshja mendoj se problemi i 5 shteteve që nuk e njohin, do të shuhet. Këtë bindje kam unë”, u shpreh ish-shefi i UNMIK për Euronews Albania.
Sipas tij është detyra e qeverisë serbe të përmbysë opinionin se nuk e mbështesin njohjen e Kosovës edhe nëse do t’u krijohej mundësia për një hyrje të shpejtë në Bashkimin Evropian.
Diplomati shtoi se një opinion i tillë nuk është në interes të Serbisë.