Diona Fona, këngëtarja e njohur shqiptare, ka rrëfyer për herë të parë periudhat më të vështira të jetës së saj, duke pranuar se ka menduar herë pas here të braktisë famën dhe muzikën që e bëri të njohur.
“Ka pasur shumë momente që kam menduar ta braktis famën.”, tha ajo.
“Presioni psiqik, presioni i njerëzve, pritshmëritë për mua… Kishin njerëzit pritshmëri shumë herët. Më pëlqen që kishin pritshmëri, sepse e dua muzikën, por në atë kohë, me 18 vjet, ishte sfidë për mua.”, është shprehur këngëtarja.
Diona nuk shmangu as pyetjen për jetën sentimentale, duke konfirmuar ndarjen nga partneri i saj.
“Nuk jemi më bashkë.”, tha ajo.
“Nuk e kam pas aq përkrahës. Aspektin e karrierës time nuk ka mundur ta përballojë. Nuk e përballonte famën, vëmendjen, paragjykimet.”
Sipas artistes, një pjesë e madhe e tensioneve në marrëdhënie lidhej me mënyrën si publiku paragjykon gratë e njohura.
“Kur ke famë, sidomos si artiste, ekziston një paragjykim i madh që ti nuk je vajzë e mirë,” shtoi ajo.
“Shumë e kam dashtë.”, vazhdoi Diona.
“Në atë kohë kam mendu si me dëshmu që unë jam kjo. Besoj në dashni, e madje kam mendu edhe me heq dorë, me sakrifiku, për të.”, tha ajo mes të tjerash.














































