Diogjeni Laertius njihet si shpëtimtari i vërtetë i të gjithë filozofisë së Greqisë së Vjetër

0
224

Diogjeni jetonte i qetë, pa i dhënë rëndësi mendimit të të tjerëve. Një ditë vendosi t’i shkruante një mikut të tij, të cilit i kërkonte t’i gjente një shtëpi. Kur ai u vonua t’i përgjigjej, Diogjeni gjeti zgjidhje tjetër për strehim, një fuçi (poç i madh prej balte), madje brenda saj kaloi të gjithë jetën e tij.

Diogjeni nuk impresionohej me njerëzit përreth tij, as me Aleksandrin e Madh. Duke dashur të njihte filozofin e shumë-dëgjuar, Aleksandri vendosi ta takonte nga afër. Pasi mbërriti në vend, banorët e drejtuan te fuçia ku ai jetonte. Porsa ndali këmbët para strehës së varfër, tepër i qetë, pavarësht se para syve kishte mbretin, Diogjeni, i hoqi vërejtje: “Mos më privo të vetmen gjë që nuk mund të më japësh: Diellin”. Dhe në të vërtetë Aleksandri i kishte zënë diellin me trupin e tij.
_
I goditur nga përgjigjia, më vonë thuhet se tha:
“Nëse nuk do të isha Aleksandër, do të doja të bëhesha Diogjeni”.

Një herë tjetër, kur e panë me fener të ndezur në mesin e ditës dhe e pyetën se ç’kërkonte, ai u përgjigj: “Kërkoj të gjej një njeri të ndershëm”. Filozofi mendonte se pak njerëz e meritonin të quheshin të tillë, prandaj dhe ata që vlerësonte ishin akoma më të paktë.

*Analizë nga Edvin Gavazaj për gazetën 04 Online, Prizren

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here