Dimri më i ftohtë i dekadave të fundit po afron

0
2828

Një stuhi e madhe dimërore që përfshiu SHBA-në këtë javë mund të sjellë Krishtlindjet më të ftohta në katër dekada në disa zona të vendit, sipas sinoptikanëve, shkruan BBC.

Më shumë se 90 milionë njerëz priten të preken nga i ftohti në 37 shtete. Rreth 80% e vendit pritet të përjetojë temperatura nën zero, duke përfshirë vende deri në jug të Teksasit.

I quajtur winter Storm Elliot nga Weather Channel, shpërthimi arktik pritet të sjellë Krishtlindjet më të ftohta në Midwest që nga fundi i viteve 1980, sipas parashikimeve të cituara nga mediat amerikane.

Edhe në Florida, parashikohet i ftohti më i madh në 30 vite. /abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here