Dimal Basha me akuza të rënda për opozitën: Radojiçiqi ua ka mbajtë koalicionin, në shkëmbim këta e kanë lënë shef në Veri

0
269

Deputeti Dimal Basha, në emisionin DPT te Fidani, ka bërë disa akuza në drejtim të tash partive opozitare kur dikur ishin në pushtet. Ai ka thënë se atyre ua ka mbajtë pushtetin kryeterroristi Radojiçiq, i dyshuari bazë për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

Sipas tij, opozita, kur ishin në pushtet, nuk e kanë dërgu Policinë e Kosovës për ta luftu krimin në veri të Kosovës pasi tha se u është dashtë t’ia lënë atë pjesë të vendit në menaxhim Milan Radojiçiqit, shkruan Reporteri.net.

“A e kanë pasë të njëjtën polici. Se kryetari i PDK-së, mu përgjigj mue, dhe më tha po e ofendon Enver Zymberin. Unë jo, këta e kanë ofendu të ndjerin Enver Zymberin. Sa plumba i kanë qitë për të? Veç janë tërhek, edhe kurrë s’kanë shku atje, e kanë lonë Radojiçiqin shef. Për më tepër, kanë votu ligj me i amnistu krejt kriminelët. Të njëjtën polici, këta s’e kanë qu atje”.

“Këtyre më shumë iu ka vyjt Radojiçiqi se policia jonë. Kush ia ka mbajtë koalicionin partive [opozitare] kur kanë qenë në pushtet? Radojiçiqi, me telefon i ka kërcënu”.

Kur iu përmend inqizimet e Shefes së GP-së të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, me Radojiçiqin e Simiqin, tha se kjo nuk është e njëjtë pasi, sipas Dimal Bashës, Qeveria Kurti nuk varet nga Lista Serbe.

“Nuk është njëjtë. Qeveria e Albin Kurti nuk varet prej Listës Serbe. Këta i ka thirrë Radojiçiqi në telefon, u ka thënë unë tërhekna e jua marr pushtetin. Këta [opozita] për me mbajtë pushtetin në Prishtinë, është dashtë me ia lonë zonën e krimit në veri”, ka deklaruar Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here