Një zjarrfikës është lënduar ditën e premte në Rahovec, derisa ishte duke tentuar ta shuaj zjarrin në një pyll.
Zjarrfikësi i lënduar po trajtohet në Spitalin e Gjakovës, ndërsa rasti ka ndodhur rreth orës 19:00, transmeton Telegrafi.
“Raportohet se nga persona të pa njohur i është vënë zjarri pyllit të fshatit. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Gjatë tentimit për shuarjen e zjarrit, një zjarrfikës ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës. Nuk dihet vlera e dëmit të shkaktuar”, njofton Policia.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/