Një person ka raportuar në polici, të premten rreth orës 11 e 30, se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi e pabanuar në fshatin Zhur të Prizrenit.
Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.
Vlera e dëmit të shkaktuar nuk dihet.