Një pronë në Suharekë, me madhësi prej 10-hektarësh është përfshirë nga zjarri.
Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:00, shkruan Indeksonline.
Sipas policisë, zjarri është ndezur nga shkaqe të panjohura.
Nga flakët janë përfshirë disa pemishte, vreshta dhe djerrina.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet përkatëse edhe nga zjarrfikësit, derisa rasti i nënshtrohet procedurave hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.