Një fabrikë e mobilerisë është kapluar nga zjarri sot rreth orës 07:25 në Shirokë të Suharekës.
Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit.
“Sot në ora 07:25 min është përfshi nga zjarri fabrika e mobileve ‘Te Naseri’ në Shirok. Intervenimi shpejtë nga Zjarrfikësit. Edhe pse janë nga dy zjarrfikës në ndërrim kanë arritur të lokalizojnë dhe shpëtojnë pjesën më të madhe të fabrikës”, thuhet në postim.
Kështu thuhet në njoftimin e Organizatës Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit./Sinjali