Si pasojë e një bombole gazi, është përfshirë nga zjarri një banesë në rrugën “Bingeni” në Prizren.
Nuk raportohet për të lënduar, teksa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
“Rr. Bingeni, Prizren 14.07.2023-14:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se si pasojë e një bombole gazi, nga zjarri i është përfshirë banesa e saj. Njësit relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./04 Online