Policia e Kosovës ka njoftuar për djegien e tri shtëpive si pasojë e zjarrit në fshatin Novak të Prizrenit.
Në njoftimin e Policisë thuhet se të tri shtëpitë ishin të pabanuara dhe ishin pronë e qytetarëve serb të Kosovës.
Sipas policisë, zjarri erdhi nga shkurret.
Njoftimi i plotë:
“Me datë 11.08.2024, rreth orës 19: 25 është raportuar për një zjarr në fshatin Novak, KK Prizren. Patrullat policor të Stacionit Policor Prizren veri menjëherë kanë shkuar në vend ngjarje prej nga janë informuar se pasi që kanë marrë zjarr shkurret (peregji ) në afërsi të shtëpive, zjarri fushor është pahapur dhe jan djegë edhe tre shtëpitë që gjendeshin aty afër. Të tre shtëpitë ishin të pabanuara dhe janë pronë e qytetarëve Serb /Kosovar, në përgjithësi ajo lagje është e pabanuar por në fshat ka disa banor Serb dhe Shqiptar. Në shuarjen e zjarrit fillimisht është angazhuar me cisternat e saj një kompani vendore e cila e ka bazën aty afër e më pas edhe zjarrfikësit. Zjarri është arrit që të shuhet.”, thuhet në njoftimin e policisë.