Dietologët paralajmërojnë: Suplementet mund të rrisin rrezikun e kancerit

0
51

Dietologia Nichole Andrews, nga Uashingtoni, ka paralajmëruar se shumica e suplementeve, përfshirë uthullën e mollës, kolagjenin, gummies për lëkurën dhe vitamina C, mund të dëmtojnë shëndetin, duke rritur rrezikun e kancerit dhe duke shkaktuar probleme si gurët në veshka dhe dëmtime të mëlçisë, shkruan 04 Online.

Ajo thekson se shumë njerëz përdorin këto suplemente si zgjidhje të shpejta, por efektet e tyre mund të jenë të dëmshme.

Andrews paralajmëron se dozat e tepërta të suplementeve mund të shkaktojnë probleme shëndetësore, përfshirë rrezik të kancerit. Ajo ka identifikuar disa suplemente problematike:

  1. Uthulla e mollës: Mund të dëmtojë sistemin tretës dhe smaltin e dhëmbëve.
  2. Kolagjeni: Trupi prodhon mjaftueshëm kolagjen nga një dietë e ekuilibruar.
  3. Biotina: Doza të tepërta mund të ndikojnë te testet e gjakut.
  4. Shafrani: Doza të larta mund të irritojnë stomakun dhe të dëmtojnë mëlçinë.
  5. Vitamina C: Doza të larta mund të shkaktojnë gurë në veshka dhe probleme tretjeje.

Andrews thekson se është më mirë të merren vitaminat dhe mineralet nga ushqimet natyrale dhe jo nga suplementet./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here