Diellza Fetoshi, e diplomuar në Shkenca Politike dhe me përvojë si ndërmarrëse vizionare, është kandidate për Kuvendin e Prizrenit nga radhët e AAK-së, shkruan 04 Online.
Ajo thotë se synon të sjellë energjinë e rinisë në qendër të vendimmarrjes dhe të punojë për një Prizren me barazi, mundësi reale dhe zhvillim të vazhdueshëm. Fetoshi thekson se ky është momenti për ndryshim dhe përfaqësim të drejtë të qytetarëve.
Njoftimi i plotë i AAK-së në Prizren
Diellza Fetoshi nuk është thjesht kandidate, ajo është zëri i një brezi që nuk pranon padrejtësinë, stanjacionin dhe premtimet bosh. E diplomuar në Shkenca Politike, ndërmarrëse vizionare, njohëse e gjuhëve të huaja, Diellza vjen për të sjellë energjinë e rinisë në qendër të vendimmarrjes.
Ajo beson në një Prizren që nuk ndalet, që zhvillohet, që hap dyert për çdo qytetar. Jo më përjashtime, jo më mospërfillje por punë, barazi dhe mundësi reale.
Ky tetor është momenti ynë. Është koha të zgjedhim guximin mbi frikën, vizionin mbi premtimet, veprimin mbi fjalët.