Më shumë vranësira mund të paraqiten orëve të mëngjesit të ditës së enjte në pjesë të vendit, që më pas nga mesdita edhe shpërndahen.
Vonë pasdite përreth viseve malore në veri të vendit, mund të priten kushte për ndonjë rigë lokale shiu. Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 15C e 18C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 30C e 32C, njofton Prishtina Weather.
Intervale më të gjata me diell do të ketë edhe ditën e premtë dhe të shtunë, megjithëse orëve të pasdites shfaqen kushte për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu në pjesë të vendit.
Nga dita e diel dhe hënë, parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat maksimale vazhdojnë me trend rritës edhe deri në 32C e 33C.