“Diçka nuk ishte në rregull, por asnjëherë nuk fola”, Anthony Joshua thotë se kishte një arsye sekrete për nokautin që pësoi nga Ruiz

0
433

Anthony Joshua thotë se ka pasur një arsye sekrete për nokautin befasues të pësuar nga Andy Ruiz Jr në vitin 2019.

Joshua mbërriti në konferencë për shtyp të enjten për të promovuar “betejën” e radhës, këtë herë ndaj boksierit të peshave të rënda Jermaine Franklin.

Gjatë konferencës, Joshua deklaroi se ka pasur një arsye sekrete për nokautin befasues që pësoi nga Ruiz, duke mos treguar më shumë.

“Njerëzit ndihen sikurse boksi është për popullaritet dhe jo aftësi. Shikojeni ndeshjen ndaj Ruiz dhe mund ta shihni se diçka nuk ishte në rregull, por unë asnjëherë nuk fola”.

“Mund të shikoni sa të doni, por derisa të përballeni me mua asnjëherë nuk do ta dini”.

Joshua e bëri të qartë se asnjëherë nuk foli për arsyen e humbjes që pësoi, por në të kaluarën tregoi për problemet shëndetësore, më saktësisht në vitin 2019.

“Kam pasur disa probleme shëndetësore që kalova për një kohë të gjatë. Nuk e dija cili ishte problemi tek unë. Ndihesha i lodhur dhe i harxhuar në stërvitje”.

“Në dhomën e zhveshjes para ndeshjes vendosa një paketë me akuj në kokë dhe mendoja “Pse ndihem kaq i lodhur?”.

“Përgjegjësitë e një kampioni bote janë të vështira. Të gjitha këto, duke u ndjerë i lodhur, duke u marrë me obligime”.

Joshua pastaj arriti t’i rifitojë titujt e ti duke mposhtur Ruiz në revansh.

Britaniku do të rikthehet në ring më 1 prill për t’u përballur me Franklin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here