Diant Ramaj e konfirmon interesimin e Kosovës, por po e pret Gjermaninë: Dua të arrij suksesin maksimal në karrierë

0
114

Portieri shqiptar, Diant Ramaj gjatë një interviste e ka konfirmuar interesimin e Kombëtares së Kosovës për të.

Ka kohë që Federata e Futbollit e Kosovës po e synon marrjen e portierit 23-vjeçar, shkruan Indeksonline

Ramaj i cili është pjesë e Copenhagenit, i huazuar nga Borussia Dortmundi, flet për interesimin e Kosovës, por thotë se po e pret Gjermaninë.

After appearances with Copenhagen, Ramaj targets Dortmund spot - KOHA.net

“Nuk kanë kontaktuar me mua personalisht, por me njerëzit afër meje. Interesi është i madh dhe i fortë. Por, unë dua të arrij suksesin maksimal në karrierë”

“Gjithashtu jam në kontakt të vazhdueshëm me ish-trajnerin tim të portierëve, Manuel Schneider. Por nuk kam dëgjuar nga Kombëtarja e Gjermanisë. Megjithatë e di që nëse performojë mirë, do jetë e vështirë për të mos jem në radarin e tyre. Ndërrimi i gjeneratës, sigurisht që do të jetë një avantazh për mua”, u shpreh Diant Ramaj.

Ramaj u transferua te Borussia Dortmundi gjatë afatit kalimtar dimëror nga Ajaxi për 5 milionë euro. Por, që u huazua te ekipi danez deri në fund të sezonit.

https://twitter.com/FootballAlbXI/status/1905372282530201953

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here