Diabeti i fshehtë – Rrezik i heshtur!

0
455

Numri i personave që po diagnostikohen me Diabet në të gjithë botën po rritet në mënyrë dramatike.

Gjëja e parë që njerëzit mendojnë kur dëgjojnë të flitet për nivelin e lartë të sheqerit në gjak është Diabeti, një sëmundje kjo e rrezikshme dhe mjaft serioze. Por shumë kohë përpara se një person të diagnostikohet me Diabet, trupi i tij fillon të shfaqë disa shenja që tregojnë se niveli i sheqerit në trup është më i lartë se ç’duhet.

Këto shenja tregojnë se ndërkohë problemet me Diabetin mund të kenë filluar. Prediabeti ose Diabeti i fshehtë është një gjendjë mjekësorë qe ndeshet në persona të cilët kanë nivele më të larta të glukozës apo të sheqerit në gjak, krahasuar me normën, por jo aq te rrituara sa të klasifikohen si Diabet. Prediabeti është një diagnozë që nuk ka shenja klinike të mirëfillta, prandaj për ta ditur nëse kemi apo jo prediabet mjafton të matim nivelin e glukozës në gjak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here