Carlo Ancelotti do të qëndrojë në Real Madrid edhe për dy vite të tjera. Sipas raportimeve nga Spanja, kontrata e re tashmë është nënshkruar.
Trajneri italian do të nënshkruajë me ‘Los Blancos’ deri në vitin 2026, shkruan GazetaBlic Sport.
Javët e fundit është bërë gjithnjë e më e qartë se ikona italiane ka të ngjarë të qëndrojë tek ‘Mbretërit’ për një periudhë më të gjatë kohore.
Më parë ishte një sekret i hapur që Ancelotti do të lejonte që kontrata e tij të skadonte verën e ardhshme dhe të merrte përsipër ekipin kombëtar brazilian, por kjo gjë duket se ka rënë poshtë.