Dhunë në një familje, burri sulmon bashkëshorten – përfundon në Polici

0
135
Foto: Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre. Ato shpesh nuk kanë guxim t’i denoncojnë rastet në Polici, për shkak të frikës se mund t’iu ndodhë diçka e keqe, raporton Gazeta Sinjali. 

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në rrugën “Shote Galica” në Gjakovë, ku një burrë po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e ka goditur me shuplakë.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur pasi fillimisht çifti ka pasur një zënkë verbale, që eskaloi dhe i dyshuari iu vërsul gruas. 

Pasi rasti është raportuar në Polici, palët janë shoqëruar në stacion, ku janë intervistuar në lidhje me atë që ka ndodhur. Bazuar në dëshminë e viktimës, e njëjta ka deklaruar se nuk dëshiron të shkojë në strehimore, por të kthehet në shtëpi bashkë me burrin. 

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin ndaj të dyshuarit për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here