Dhuna në familje nuk ka të ndalur, brenda pak ore raportohen 2 raste në Policinë e Prizrenit

0
176
Foto: Ilustrim

Dhuna në familje është njëri nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë dhe njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit.

Ky fenomen çdo ditë e më shumë po rritet, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.

Gjatë ditës së premte në Policinë e Prizrenit janë raportuar dy raste të dhunës në familje të ndara nga njëra tjetra, raporton SO.

Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se rasti i parë është raportuar rreth orës 10:35, ku një femër ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë nga bashkëshorti i saj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari për dhunë të vazhdueshme ndaj gruas së tij është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren 27.01.2023 – 10:35. Viktima femër kosovar ka njoftuar policinë se në vazhdimësi ka dhunë nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.

Pas pak orësh në po të njejtin stacion policor është raportuar edhe një tjetër rast i cili nga policia është inicuar si dhunë në familje.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për arsye se kishte shkaktuar dhunë fizike ndaj anëtarëve të famoljes si dhe kishte demoluar disa gjësende në shtëpi.

Andaj, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren 27.01.2023 – 15:35. Është arrestuar i dyshuari  kosovar për shkak se kishte shkaktuar dhunë fizike ndaj anëtarëve të familjes si dhe kishte demoluar disa gjësende nëpër shtëpi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet tujte në njoftimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here