Dhimbja e kokës, një shenjë paralajmëruese e diabetit?

0
61

Diabeti është një sëmundje kronike që prek mënyrën se si trupi përpunon sheqerin në gjak, dhe shpesh shoqërohet me simptoma të njohura si etje e shtuar dhe urinim i shpeshtë. Por një tjetër simptomë më pak e njohur, por jo më pak e rëndësishme, është dhimbja e kokës.

Specialistët theksojnë se dhimbja e kokës mund të jetë një tregues i luhatjeve të niveleve të glukozës në gjak, si në rastet e hipoglicemisë (nivel i ulët i sheqerit në gjak), ashtu edhe të hiperglicemisë (nivel i lartë). Këto dhimbje zakonisht shfaqen në formën e një ndjesie pulsimi në kokë, të shoqëruara me ndjesi të përziera, lodhje, ndjeshmëri ndaj dritës apo zërit, si dhe dobësi fizike.

Kur niveli i sheqerit në gjak bie ndjeshëm, personi mund të përjetojë dridhje, djersitje, konfuzion apo gjendje të fikëti. Në të kundërt, kur niveli është shumë i lartë, shfaqet etja e vazhdueshme, nevoja e shpeshtë për urinim, turbullim i shikimit dhe lodhje e përgjithshme.

Për të parandaluar këto dhimbje koke, rekomandohet monitorimi i rregullt i niveleve të sheqerit në gjak dhe ruajtja e tyre brenda kufijve të shëndetshëm. Një regjim ushqimor i balancuar ndihmon ndjeshëm: ushqime si peshku, perimet me gjethe jeshile, kosi dhe vezët janë të dobishme për stabilitetin e glukozës. Në rastet kur sheqeri në gjak bie shpesh, këshillohet shtimi i vakteve të ndërmjetme.

Hidratimi është gjithashtu thelbësor. Përveç konsumit të tetë gotave ujë në ditë, ndihmojnë edhe ushqimet me përmbajtje të lartë uji si kastraveci, shalqiri dhe spinaqi.

Ekspertët sugjerojnë gjithashtu mbajtjen e një ditari për të identifikuar shkaktarët e mundshëm të dhimbjes së kokës, përfshirë ushqimet apo situatat që e paraprijnë atë. Kjo mund të ndihmojë në përshtatjen e mëtejshme të planit të kontrollit të diabetit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here