Dhimbja e kokës, cilat janë disa nga shkaqet?

0
131

Dhimbjet e kokës janë të një intensiteti të ndryshëm dhe në shumicën e rasteve nuk sinjalizojnë ndonjë problem madhor shëndetësor.

Në pjesën më të madhe, dhimbja e kokës mund të kalojë me një ilaç të thjeshtë kundër dhimbjes. Në raste kur ajo është tepër e fortë apo e pazakontë, atëherë njeriu mund të shqetësohet për probleme si ishemia, tumori apo trombozë.

Për fat të mirë, këto probleme janë të rralla.
Shkaktarët e dhimbjes së kokës
Ajo që dihet është se indet e trurit dhe kafka nuk kanë nerva që regjistrojnë dhimbjen. Por enët e gjakut në kokë dhe qafë, indet që rrethojnë trurin dhe disa nerva që kanë pikënisjen në tru, munden të sinjalizojnë dhimbjen.

Dhimbjet e kokës mund të shkaktohen edhe nga sinoziti, dhëmbët, muskujt dhe gjymtyrët e qafës.

Kur duhet të shqetësoheni për dhimbjet e kokës?
Çdo person duhet të shqetësohet për dhimbjen e kokës, nëse e përjeton atë për herë të parë pas të pesëdhjetave.

Një dhimbje koke është shqetësuese edhe kur është krejt papritur tepër e fortë dhe e mprehtë, sidomos kur lëvizet koka ose kur ka kollë. Shqetësimi duhet të jetë i lartë edhe kur dhimbjet e kokës shoqërohen me ndryshime në personalitet apo funksionet mendore.

Në disa raste, kur dhimbjet shoqërohen edhe skuqje të syve, dhimbje të tjera, ose kur ato ndodhin kur zgjoheni krejt papritur, duhet të shkoni menjëherë tek mjeku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here