Në 2012, ekspertët dhe studiuesit dolën në përfundimin përmes të dhënat shkencore se një higjienë jo e mirë e gojës nuk rezultonte në një përkeqësim të dukshëm të shëndetit të zemrës.
Ndikimi i Problemeve të Dhëmbëve tek Shëndeti i Zemrës
Të gjithë ekspertët e shëndetit tregojnë se ekziston një lidhje mes shëndetit të gojës dhe atij të zemrës.
Por studiuesit janë të mendimit se ka akoma vend për kërkime mbi faktin se mirëmbajtja e dhëmbëve ndikon drejt për drejtë ndaj parandalimit të sëmundjeve kardio-vaskulare dhe problemeve të zemrës në tërësi.
Debati për përkujdesjen e keqe ndaj shëndetit të gojës si një shkaktar kryesor i sëmundjeve të zemrës, vazhdon të jetë i hapur.
Studimet e mëparshme
Në 2012, ekspertët dhe studiuesit dolën në përfundimin përmes të dhënat shkencore se një higjienë jo e mirë e gojës nuk rezultonte në një përkeqësim të dukshëm të shëndetit të zemrës.
Dhe kurimi i sëmundjeve të ndryshme të mishrave të dhëmbëve, nuk parandalonte sëmundjet serioze të zemrës.
Të dhënat e fundit shkencore
Gjithsesi, shumë studime të mëvonshme të konsultuara nga AgroWeb.org tregojnë një lidhje konkrete mes periodontozës (sëmundje e mishrave të dhëmbëve) dhe sëmundjeve të tjera, përfshirë këtu dhe problemet serioze të zemrës.
Kërkimet sugjerojnë se periodontoza shoqërohet me një rritje të rrezikut ndaj sëmundjeve kardio-vaskulare.
Njerëzit me sëmundje kronike të mishrave të dhëmbëve, raporton AgroWeb.org, vuajnë gjithashtu nga një ngushtim i venave të gjakut që ndodhen në qafë, të cilat ndikojnë direkt në zemër.
Ka dhe një tjetër lidhje shumë të fortë mes diabetit e sëmundjeve të zemrës dhe provave se ata që vuajnë nga diabeti kanë një përmirësim kur kanë kryer një pastrim profesional tek dentisti.
Si ta mirëmbajmë shëndetin e gojës?
Dhe pse higjiena e gojës nuk është pika kyçe e parandalimit të sëmundjeve të zemrës, AgroWeb.org këshillon se mbetet shumë e rëndësishme mirëmbajtja e saj:
Lani dhëmbët të paktën dy herë në ditë.
Pastroni dhëmbët me fill dentar.
Zëvendësoni furçën e dhëmbëve çdo tre muaj, ose sapo qimet e saj të fillojnë të përkulen.
Caktoni një vizitë të rregullt me dentistin tuaj.
Dhe nëse jeni të shqetësuar për parandalimin e sëmundjeve të zemrës, komunikoni me mjekun tuaj për mënyrat më të mira, siç janë lënia e duhanit apo mbajtja e një peshe të shëndetshme.