Dhelpra kaloi pranë gjelit dhe i tha: Kam dëgjuar zërin e babait tënd një herë dhe më la pamend zëri i tij melodioz. Sa do doja ta dëgjoj dhe një herë

0
433

Dhelpra kaloi pranë gjelit dhe i tha: Kam dëgjuar zërin e babait tënd një herë dhe më la pamend zëri i tij melodioz. Sa do doja ta dëgjoj dhe një herë para se të iki nga kjo botë. Gjeli iu përgjigj: Ti se di, por zëri im është po aq i bukur dhe melodioz sa i babait.

Mandej, mbylli sytë dhe ia nisi këngës. Në çast dhelpra kërceu dhe pasi e mbërtheu me dhëmbë ia dha vrapit drejt pyllit. Nga pasthirrmat e gjelit u zgjuan qentë e fshatit të cilët u vunë në ndjekje të dhelprës. Gjeli mblodhi forcat dhe i tha dhelprës:

Dëgjo moj mike, shumë shpejt qentë mund të të rrethojnë dhe të të copëtojnë. Që ti heqësh qafe, më mirë ndalo pak dhe thuaju: Gjeli që kam në gojë nuk është nga fshati juaj. Ata do të ndalojnë dhe ti vazhdo punën tënde pastaj.

Dhelpra duke ndjerë rrezikun, ndaloi mbi një gur dhe hapi gojën tu flasë qenve, por në çast gjeli shpëtoi nga dhëmbët dhe fluturoi. Atëherë dhelpra tha: Zoti e shëmtoftë atë gojë që flet kur duhet heshtur. Gjeli ia ktheu: E shëmtoftë edhe atë sy që mbyllet

kur duhet hapur. Mësimi: Mesazhet janë të qarta, mbylle gojën kur duhet heshtur dhe hapi sytë kur duhen mbajtur hapur. Nëse keni kohë, unë ju ftoj të lexoni edhe këtë: Viti i parë: Isha ulur në orën e mësimit të gjuhës shqipe, ia ngula sytë vajzës

që ishte ulur afër meje. Ajo ishte “shoqja ime e ngushtë”. Ia ngula sytë flokëve të saj të gjatë e të mëndafshtë, dhe dëshiroja që ajo të ishte e imja. Por ajo nuk më shikonte me atë sy, dhe unë e dija këtë. Pas mësimit, ajo erdhi tek mua dhe më kërkoi

shënimet. Ia dhashë ato asaj. Ajo më falenderoi dhe më dha një puthje në faqe. Gjithçka që doja ishte ti tregoja asaj se çfarë ndjeja për të. E dashuroja atë dhe doja ti thoja që dua të jesh e imja, por isha shumë i turpshëm për tia thënë këtë. Viti i dytë: Ra telefoni.

Ishte ajo në anën tjetër të receptorit. Ishte në lot, murmuriste se si i dashuri ia kishte thyer zemrën. Më kërkoi të vinte te unë se nuk donte të qëndronte vetëm. Kështu bëra. U ula afër saj në divan, shikova gjatë sytë e saj të butë duke dëshiruar që ajo të

ishte e imja. Pas dy orësh, një filmi dhe tre qese patatinash, ajo vendosi të shkojë në shtëpi. Më falenderoi dhe më puthi në faqe. Gjithçka që doja të bëja ishte ti thoja se doja që ajo të ishte e imja, por isha shumë i turpshëm për tia thënë këtë.

Viti i fundit: Një ditë të bukur ajo erdhi tek dollapi im ku po vendosja librat e shkollës. Djali me të cilin po njihem është i marrë, nuk ka për të funksionuar, tha ajo. Unë nuk kisha të dashur, dhe në klasë të shtatë, ne i bëmë një premtim njëri tjetrit se nëse asnjëri

nga ne nuk do kishte të dashur, ne do shkonim me njëri tjetrin si “shokë të ngushtë”. Kështu bëmë. Atë natë mbaroi gjithçka dhe ndërpreu njohjen më atë djalin. Isha përballë saj tek dera. E fiksova me shikim, më buzëqeshi dhe mi nguli sytë e saj të kristaltë.

Më falederoi dhe më puthi në faqe. Gjithçka që doja të bëja ishte ti thoja se doja që ajo të ishte e imja, por isha shumë i turpshëm për tia thënë këtë. Diplomimi: Kaloi një ditë, një javë, pastaj një muaj. Sa hap e mbyll sytë, ishte dita e diplomimit. Vështrova

teksa trupi i saj u ngjit në skenë si një ëngjëll për të marrë diplomën e saj. Doja që ajo të ishte e imja por ajo nuk më shikonte me atë sy, dhe unë e dija këtë. Para se të largoheshim të gjithë në shtëpi, ajo erdhi me kostumin dhe kapelen e saj, dhe qau teksa

e përqafova. Ajo tha: ti je shoku im i ngushtë. Në këtë moment më puthi në faqe. Gjithçka që doja të bëja ishte ti thoja se doja që ajo të ishte e imja, por isha shumë i turpshëm për tia thënë këtë. Martesa: Tani unë jam ulur në kishë. Ajo vajzë po martohet

tashmë. Duhet të largohesha nga jeta e saj e re, e martuar me dikë tjetër. Doja që të ishte e imja, por ajo smë shikonte me atë sy, dhe unë e dija këtë. Para se të largohej nga kisha me të shoqin, erdhi tek unë dhe më tha: Paske ardhur. Më falenderoi dhe

më puthi në faqe. Gjithçka që doja të bëja ishte ti thoja se doja që ajo të ishte e imja, por isha shumë i turpshëm për tia thënë këtë. Largimi nga kjo botë: Vitet kaluan, po vështroja arkën me trupin e vajzës që kishte qenë gjithmonë “shoqja ime e ngushtë”.

Në ceremoninë e lamtumirës, ata lexuan një pjesë të ditarit që ajo mbante gjatë viteve të shkollës. Kështu shkruante: Ia ngul sytë atij duke dëshiruar që ai të jetë i imi, por ai nuk më shikon me atë sy, dhe unë e di këtë. Dua ti them atj, dua që ai të dijë

se unë nuk dua të jemi thjesht shokë, e dua atë por jam shumë e turpshme, dhe nuk e di pse. Do doja shumë që ai të më thotë që më do. Dhe unë do të doja të të kisha thënë, mendova me vete, dhe qava. Mësimi: Nëse do dikë, tregoja, mos lejo që zëmra të copëtohet nga fjalët e pathëna./Mesimi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here