Detaje nga pozicioni i NISMA-s në bisedimet me Kurtin në Pejton: Limaj kryetar Kuvendi, asnjë element tjetër

0
231

Deputetja e NISMA-s, Xhevahire Izmaku, në një intervistë në FRONTAL të T7 duke folur për negociatat mes partisë së saj dhe LVV-së, konkretisht bisedat Limaj-Kurti, ka treguar se kërkesa e NISMA-s është që të kontribuojë në Kuvend.

Ajo ka thënë se e vetmja zgjidhje për dalje nga ngërçi është që Fatmir Limaj të zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës, raporton Express.

 “Të largojmë ngërçin politik duke e dhënë kontributin tonë me pjesëmarrje në Kuvend, me z. Limaj kryetar Kuvendi. Kjo është mundësia e daljes nga ngërçi politik. Assesi një element tjetër i përfshirë. Mundësia më e mirë e mundshme”, ka thënë ajo./Express/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here