Ardon Jashari nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e 5 shtatorit mes Kosovës dhe Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton Blick.
Mesfushori i talentuar pësoi një lëndim të rëndë gjatë stërvitjes me Milanin, pas një përplasjeje me bashkëlojtarin Santiago Gimenez.
Sipas raportimeve të “Gazzetta dello Sport”, dyshohet për një thyerje në kockën e djathtë të këmbës, çka pritet ta mbajë jashtë fushave për të paktën dy muaj.
Ky zhvillim është një goditje e madhe për trajnerin Murat Yakin, i cili vetëm një ditë më parë e kishte ftuar Jasharin për ndeshjet kualifikuese të Zvicrës kundër Kosovës (5 shtator) dhe Sllovenisë (8 shtator).