Pas një debati të gjatë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë votuar miratimin e Kodit Civil.
Si rrallë herë shumë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë pas qëndrime të ndryshme për një propozim të Qeverisë Kurti.
Kundërshtimin e tyre ata e kanë arsyetuar për shkak të një neni që mundëson martesën e personave me gjini të njëjtë.
Kryetari i Kuvendit pasi e hedhi në votim këtë Kod konfirmoi se në votim kanë marrë pjesë 61 deputetë. “Për janë 28, kundër 29 dhe katër abstenime”./Indeksonline