Didier Deschamps ka njoftuar se do të largohet nga posti i trajnerit të Kombëtares së Francës pas Kupës së Botës 2026, shkruan 04 Online.
Federata Franceze e Futbollit ka konfirmuar lajmin përmes një deklarate zyrtare në rrjetet sociale, duke e quajtur Deschampsin trajnerin më të madh në historinë e skuadrës.
Deschamps ka udhëhequr ekipin që nga viti 2012, duke i çuar ata në fitore të mëdha si në Kupën e Botës 2018 dhe në finalen e Botërorit 2022, si dhe fitimin e UEFA Nations League 2020-21 dhe arritjen në finalen e Euro 2016. Ai ka menaxhuar gjithsej 165 ndeshje dhe ka udhëhequr kombëtaren drejt 105 fitoreve gjatë periudhës së tij./04 Online