Deschamps komplimenton Benzema dhe flet për Pogba: Krenari për ne francezët!

0
393

Didier Deschamps ishte i pranishëm në ceremoninë e Topit të Artë në Paris, aty ku triumfoi Karim Benzema. Një lajm i mirë ky edhe për teknikun e Francës që e gjen sulmuesin më të motivuar se kurrë për të udhëhequr edhe kombëtaren në Katar. Në një prononcim për SportMediaset, tekniku i Gjelave komplimentoi Benzema për çmimin prestigjioz ndërsa foli edhe për shanset e grumbullit të Paul Pogba në Botëror.

“Përveç privilegjit për Francën dhe kombëtaren, ky çmim është një e mirë edhe për vetë Benzema pasi e ka merituar. Ky trofe është një mirënjohje për të gjithë futbollin francez, për të gjithë ato klube që punojnë shumë për të formuar futbollistë. Për ne francezët është një krenari të kemi një Top të Artë më shumë.

Pogba? Pogba është duke ecur shumë mirë me programin e tij. Grumbullimi në Botëror? Atëherë këtu bëhet fjalë për një tjetër aspekt, pikë së pari Pogba duhet të jetë i shëruar tërësisht. Më pas më duhet të shoh edhe anën atletike pasi është shumë e rëndësishme. Ka kaluar shumë kohë nga ndeshja e fundit për Pogba. Megjithatë, para se të mendojë për anën atletike le të mendojë të shërohet dhe mendoj se është në rrugën e duhur”, u shpreh Deschamps.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here