Dermatologët tregojnë se a duhet t’i heqin gratë qimet e fytyrës

0
383

Depilimi është një ndër pjesët që gratë i kushtojnë shumë kujdes në tërë trupin.

Por, kur bëhet fjalë për qimet e fytyrës, shumica e grave janë skeptike për përdorimin e briskut për shkak të disa miteve të besueshme gjerësisht.

Një mit i tillë është se rruajtja e qimeve të fytyrës e bën atë akoma më të trashë, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.

Dermatologia, Gurveen Waraich, përmes një postimi në Instagram, tha se pas lazerit, përdorimi i briskut është një ndër metodat më efikase dhe më të përshtatshme për heqjen e qimeve të fytyrës.

Ajo shpjegoi se nuk është se qimet rriten më shpejt, por meqenëse rruajtja i këput ato nga sipërfaqja pa i shkulur, ndaj ato kthehen më shpejt.

“Rruajtja nuk ndikon në trashësinë e qimeve, por i shkurton në një kënd të mprehtë, kështu që thjesht ndihet më i trashë”, u shpreh tutje ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here