Për ditë me radhë janë rikthyer pritjet në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar të Kosovës sot pritjet më të gjata janë në dalje të Merdares deri në tri orë. Ndërsa pritjet për hyrje janë deri në 20 minuta. Kolonat në Merdarë janë deri në 900 metra.
Në Dheun e Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në një orë, ndërkaq hyrjet deri në pesë minuta. Kolonat në dalje deri në 300 metra.
Kurse, në Muçibabë pritjet për të dalë janë deri në 30 minuta./Klankosova.tv