Deri në një orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

0
326

Ardhja e mërgimtarëve gjatë verës në Kosovë, sjell edhe fluks tek pikat kufitare.

Më të ngarkuarat zakonisht në këtë kohë janë ato pika që lidhin Kosovën me Serbinë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritjet më të gjata janë në Merdare.

Aty bashkatdhetarëve iu bie të presin deri në 15 minuta për të dalë nga Kosova, derisa për të hyrë nga e njëjta pikë kufitare pritjet janë deri në 60 minuta, derisa kolona është 50 metra, përcjell Klankosova.tv

Ndërkaq, te Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë deri në 30 minuta, kurse për të hyrë deri në 10 minuta, ndërsa kolona është 200 metra.

Në pikat tjera kufitare tokësore, situata duket se është më e qetë, me pritje-daljet nuk shkojnë më shumë se pesë minuta. /Klankosova.tv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here