Deri më 11 dhjetor partitë politike kanë afat t’i dërgojnë në KQZ listat me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e rregullta parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt.
Kështu tha zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, në një përgjigje për Gazetën Express.
“Duke filluar nga 1 shtatori dhe deri më 11 dhjetor 2024, partitë politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur mund të paraqesin në KQZ, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, kërkesën e tyre për t’u certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Gjithashtu, deri më 11 dhjetor 2024, subjektet politike që duan të marrin pjesë në zgjedhje, duhet të dorëzojnë edhe listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.”