Mbrëmë në spitalin e Prizrenit është dërguar një person pa shenja jete.
Siç thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, tre persona janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve, shkruan 04 Online.
“Prizren / 22.10.2024 – 19:10. Viktima mashkull shtetas i huaj ishte dërguar pa shenja jete në spitalin e Prizrenit. Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online