Dërgohet në spital pa shenja jete një person nga Dragashi, Policia nis hetimet

0
256

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Spitalin Rajonal në Prizren, ku një person nga Dragashi është dërguar pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët bëjnë me dije se viktima është i gjinisë mashkullore nga Dragashi.

Në Spitalin Rajonal të Prizren është sjellë  pa shenja jete një mashkull kosovar.  Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here