Dërgohet në Kushtetuese Ligji për tatimin në pronë

0
216

Komuna e Prizrenit e ka dërguar në Kushtetuese Ligjin për tatimin në pronë të paluajtshme, i cili parasheh faljen e 100 eurove të tatimit për qytetarët.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se kjo është ndërhyrje në kompetencat e komunave dhe se me këtë Ligj ato dëmtohen duke ua zvogëluar buxhetin.

Totaj ka thënë se bashkë me kërkesë për ligjshmëri kanë kërkuar edhe masë sigurie për këtë Ligj dhe se presin nga Kushtetuesja që atë ta shpallë të kundërligjshëm.

I pyetur për deklaratën e ministrit Hekuran Murati që e ka quajtur hipokrizi kërkesën e komunave, Totaj ka thënë se kjo është fjalë e rëndë.

“Kjo është fjalë e rëndë por i dëshirojmë vikend të mirë ministrit”, ka theksuar Totaj.

Kërkesa është dërguar nga komuna e Prizrenit, pasi që Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk është palë e autorizuar për të ju drejtuar Kushtetueses. Por, kjo Komunë ka kërkuar që masa e sigurisë të vlejë për të gjitha komunat, ashtu sikurse edhe vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje./Koha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here