Serbia është ajo që po e përshkallëzon konfliktin me Kosovën. Kështu deklaroi deputetja opozitare në Parlamentin e ukrainës, Inna Sovsun.
Me anë të një postimi në Tëitter, ajo doli hapur në mbështetje të Kosovës, pas situatës së tensionuar në veri të vendit.
“Në këto momente të tensionuara, kur Serbia edhe një herë po përshkallëzon konfliktin me Kosovën, unë shpreh qartë mbështetjen time për kosovarët”, shkroi Sovsun.
Madje me nje mesazh të drejtpërdrejtë, ajo i kërkoi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, që të mos nënshtrohen.
“Mimoza Kusari, Vjosa Osmani, Ukraina qëndron me Kosovën. Sovraniteti juaj nuk duhet të cënohet”, shkroi ajo.
“Mos iu nënshtroni shantazheve”, shkroi deputetja Inna Sovsun, dikur Zv/ministre e Arsimit të Ukrainës.
Që nga agresioni rus mbi ukrainë, deputetët e këtij vendi kanë filluar të përkrahin Kosovën, meqë vetë Kosova ka dhënë përkrahje të parezervë ndaj popullit dhe shtetit ukrainas.